Ndërlidhjet

Gruevski në Tiranë


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka informuar mbi vizitën, duke theksuar se ajo bëhet me ftesë të kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.

Gruevski do të takojë kokë më kokë Berishën, si dhe presidentin e Republikës, Bujar Nishani, dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, raportojnë mediat në Tiranë.

Në përfundim të bisedimeve, në prani të dy kryeministrave, do të nënshkruhen dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase: Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave të shoferit dhe Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht.
XS
SM
MD
LG