Ndërlidhjet

BE hap ditën e dytë të diskutimeve për buxhetin


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian ka hapur ditën e dytë të diskutimeve për buxhetin shtatëvjeçar të bllokut.

Raundi i parë i bisedimeve në Bruksel ka përfunduar në orët e para të ditës së sotme, pa ndonjë marrëveshje për buxhetin 1 trilion eurosh, për vitet 2014-2020.

Në mesin e rritjes së ngadaltë ekonomike dhe masave shtrënguese në shumë vende, Britania, Gjermania dhe kontribuueset e tjera të mëdha të buxhetit kërkojnë që të zvogëlojnë shpenzimet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se “pozicionet janë ende larg” dhe se mund të jene të nevojshme më shumë negociata.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se deri më tash “nuk ka ndonjë përparim”.

Secili na 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian ka të drejtën e vetos mbi buxhetin.
XS
SM
MD
LG