Ndërlidhjet

Protestuesit djegin zyrat e Vëllazërisë Myslimane


Kajro, 23 nëntor 2012.
Kajro, 23 nëntor 2012.
Protestuesit në Egjipt u kanë vënë zjarrin zyrave të Vëllazërisë Myslimane në tre qytete të vendit - Suez, Ismailia and Port Said.

Ata janë duke protestuar kundër ndryshimeve kushtetuese që ka bërë presidenti Muhammad Morsi.

Morsi, i cili vjen nga Vëllazëria Myslimane, ka nxjerrë të enjten një dekret të ri, duke i dhënë më shumë pushtet vetes.

Sipas dekretit, “vendimet dhe ligjet e nxjerra nga presidenti, janë përfundimtare dhe nuk mund t’iu nënshtrohen ankesave”.

Raportet thonë se kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit janë përleshur në Aleksandri.

Aktivistët që mbështesin reformat, akuzojnë Morsin për “zgjerim të pushtetit diktatorial, duke sulmuar idealet e revoltës së vitit të kaluar”.
XS
SM
MD
LG