Ndërlidhjet

Tetë kandidatë për presidentin e Çekisë


Pragë
Pragë
Ministria e Brendshme e Çekisë ka bërë të ditur se tetë kandidatë kanë plotësuar kushtet për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Presidenti i Çekisë do të zgjidhet për herë të parë nga vota e popullit.

Që nga Revolucioni i Kadifenjtë në Pragë më 1989, presidentët janë zgjedhur nga Parlamenti.

Raundi i parë i zgjedhjeve është planifikuar për 11 dhe 12 janar të vitit të ardhshëm.

Sipas sondazheve, favoritë janë Jan Fischer, i cili ka udhëhequr qeverinë e përkohshme më 2009-10, dhe ish kryeministri majtist, Milosh Zeman.
XS
SM
MD
LG