Ndërlidhjet

Pakistani pezullon telefoninë mobile për shkaqe të sigurisë


Pakistan

Pakistan

Ministria e Brendshme e Pakistanit ka bërë të ditur se qeveria do të pezullojë shërbimet e telefonisë mobile në disa pjesë të vendit, gjatë dy ditëve të ardhshme.

Ky vendim ka për qëllim të parandalojë sulmet kundër myslimanëve shiitë gjatë disa ceremonive fetare, që shënojnë Muajin e Shenjtë të Muharremit.

Ekstremistët sunitë sulmojnë shpesh shiitët, duke përdorur telefonat mobilë për të shpërthyer bombat.

Të enjten, një sulmues vetëvrasës ka vrarë 23 persona dhe ka plagosur 60 të tjerë në një ceremoni shiite, në qytetin Ravalpindi të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG