Ndërlidhjet

logo-print

Morsi thotë se punon për stabilitet


Përleshjet në Aleksandri, 23 nëntor 2012.

Përleshjet në Aleksandri, 23 nëntor 2012.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, u ka thënë mbështetësve të tij se vendi është në rrugë drejt “lirisë dhe demokracisë”.

Ai i ka bërë këto komente një ditë pasi me një dekret të ri kushtetues, i ka shtuar vetes kompetencat.

Morsi, duke iu adresuar mijëra mbështetësve jashtë pallatit presidencial në Kajro, ka thënë se është duke punuar për “stabilitetin politik, social dhe ekonomik”.

Ai po ashtu ka thënë se nuk është kundër një “opozite të vërtetë dhe të fortë” të Egjiptit.

Dekreti i Morsit, sipas të cilit “vendimet dhe ligjet e nxjerra nga presidenti, janë përfundimtare dhe nuk mund t’iu nënshtrohen ankesave”, është cilësuar si autokratik.

Mijëra protestues janë tubuar sot në Kajro për ta kundërshtuar atë, ndërsa policia ka përdorur gazin lotsjellës kundër tyre.

Po ashtu ka pasur raporte për përleshje ndërmjet mbështetësve të Morsit dhe kundërshtarëve të tij në Aleksandri.

Më herët, televizioni shtetëror ka raportuar se protestuesit, në disa qytete, u kanë vënë zjarrin zyrave të Vëllazërisë Myslimane – lëvizjes së cilës i përket edhe vetë Morsi.
XS
SM
MD
LG