Ndërlidhjet

Paviçevq: IBM nis zbatimin e plotë më 10 dhjetor


Merdare, foto nga arkivi

Merdare, foto nga arkivi

Shefi i ekipit negociator të Beogradit në bisedimet teknike me Prishtinën, Dejan Paviçeviq ka deklaruar se janë duke u bërë përgatitjet për vendosjen e objekteve montuese në vendkalimet kufitare.

Ai ka thënë se punët do të jenë të gatshme deri më 10 dhjetor, kur sipas tij duhet të fillojë të përmbushet plotësisht Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

Ai ka folur edhe për pakënaqësisnë e serbëve të veriut të Kosovës në lidhje me vendosjen e këtyre objekteve në Jarinë, Merdare dhe Konçul.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me serbët ne veri dhe e kuptoj brengën dhe mosbesimin e tyre, por, po përpiqemi që t’ua shpejgojmë se kjo do të funksionojë dhe nuk do të sjellë kurrfarë çrregullimi. Madje mund të jetë më lehtë dhe do të ndjehet më pak ndasia ndaj pjesës tjetër të Serbisë”, është shprehur Paviçeviq.

Ai ka theksuar se në Bruksel këtë javë është biseduar për zbatimin e IBM_së.

Sipas tij, raundi i ri i bisedimeve do të jetë në javën e ardhshme, ndërkaq kur të mbarojë dialogu për IBM-në, ai ka thënë se do të nisin bisedimet për telekomunikim dhe energjetikë.

Kosova dhe Serbia në bisedimet teknike të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian kanë arritur shtatë marrëveshje, mes të cilave edhe kjo për IBM-në.

Zbatimi i tyre vazhdon të diskutohet, pasi që ato nuk janë jetësuar në plotëni.
XS
SM
MD
LG