Ndërlidhjet

BE s'arrin pajtimin pë buxhetin


Nga takimi në Bruksel, 22 nëntor, 2012

Nga takimi në Bruksel, 22 nëntor, 2012

Samiti i Bashkimit Evropian, që kishte për qëllimi pajtimin për buxhetin shtatëvjeçar të bllokut ka përfunduar pa marrëveshje.

Diplomatët thanë se bisedimet do të rinisin në një samit tjetër, që ka të ngjarë të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Takimi dyditësh në Bruksel, ka përfunduar të premten, pasi që liderët e 27 vendeve anëtare, dështuan të arrijnë marrvëshje për bisedimet mbi buxhetin 1 trilionësh për periudhën 2014-2020.

Në mes të rritjes së ngadaltë ekonomike dhe masave të ashpra në shumë shtete, Britania, Gjermania dhe kontribuesit tjerë kryesorë kërkonin shkurtim të shpenzimeve.

Franca, ndërkohë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për bujqësinë dhe programet zhvillimore për vendet e varfëra të BE-së.

Secili nga 27 shtetet anëtare ka të drejtën e vetos mbi buxhetin.
XS
SM
MD
LG