Ndërlidhjet

logo-print

Westerwelle inkurajon Kosovën dhe fqinjët e saj


Guido Westerwelle

Guido Westerwelle

Vendet e Ballkanit kanë marrë siguri për anëtarësim në BE nga ministri i Jashtëm gjerman, Gudio Westerwelle, në “Konferencën mbi Perspektivën e Integrimit Evropian në Berlin”.

Megjithatë, ai ka thënë, se kjo varet edhe nga përparimi që bëjnë shtetet veç e veç në rrugën e tyre të integrimit.

“Iu takon shteteve të rajonit që të ndërmarrin hapat e ardhshëm në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Secili vend do të gjykohet nga progresi që ka bërë dhe lëviizja drejt BE-së, do të përcaktojë nga vetë ai. Bashkimi Evropian do t'i mbështesë ata në këtë rrugë të reformës dhe transformimit”, tha Westerwelle.

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka shprehur besimin se me marrjen e Studimit të Fizibilitetit, Kosova do nisë procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

“Ne jemi goxha të sigurt se kjo Marrëveshje e Stabilizim-Asociimit do të jetë korniza e njëjtë, hapi i parë i rëndësishëm në aspektin e agjendës evropiane dhe anëtarësimit evropian”, u shpreh ministri kosovar.
XS
SM
MD
LG