Ndërlidhjet

Protestojnë gjykatësit spanjollë


Protestë në Spanjë, foto nga arkivi

Protestë në Spanjë, foto nga arkivi

Gjykatësit dhe prokurorët në Spanjë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër reformës së Ministrisë së Drejtësisë, për të cilën, ata thonë se rrit punën e tyre, redukton disa nga komptencat dhe kufizon drejtësinë për personat me të ardhura të ulta, njofton AP.

Rreth 200 gjykatës dhe prokurorë kanë fërshëllyer, kanë bartur pano me shirita të zi dhe kanë ndërprerë trafikun jashtë Ministrisë së Drejtësisë në qendër të Madridit.

Në shumë nga panot shkruhej “R.I.P. Drejtësi”, “Duam drejtësi për të gjithë, jo vetëm për ata që kanë para”.

Tubimet e së premtes ishin të fundit në serinë kundër qeverisë konservatore, e cila po lufton kundër recesionit dhe papunësisë së lartë prej 25 për qind.
XS
SM
MD
LG