Ndërlidhjet

Shkarkohet trajneri i Brazilit


Mano Menezes, foto nga arkivi

Mano Menezes, foto nga arkivi

Mano Menezes, trajneri i kombëtares së Brazilit, është shkarkuar. Lajmi u bë i ditur nga Konfederata Kombëtare e Futbollit në Brazil.

Shkarkimi i Menezesit vjen derisa kombi i ‘çmendur’ pas fubtollit, mirëpret Kampionatin Botëror 2014, në të cilin dëshpërimisht dëshiron të fitojë në tokë të vet.

Menezes, i cili mori detyrën e trajnerit në vitin 2010, është kritikuar se ka dështuar ta udhëheqë Brazilin në marrjen e medaljes së parë të artë në Olimpiadën e sivjetme në Londër dhe për eliminimin e ekipit kombëtar nga Kampionati Copa America në vitin 2011.

Trajneri i ri, i kampionit të pesëfishtë botëror, do të emërohet në janar, ka thënë drejtori i Konfederates, Andres Sanchez.
XS
SM
MD
LG