Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga eksplodimi – 7 të vrarë, përfshirë 4 fëmijë


Pjesëtarët e sigurisë pakistaneze në vendin e një shpërthimi të mëparshëm të bombës

Pjesëtarët e sigurisë pakistaneze në vendin e një shpërthimi të mëparshëm të bombës

Policia në Pakistan thotë se së paku shtatë vetë janë vrarë dhe afro 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe afër një ceremonie fetare shiite, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.

Policia ka njoftuar se në mesin e të vrarëve janë edhe katër fëmijë.

Shpëthimi ndodhi sot në vendin Dera Ismail Khan.

Agjencia Reuters, duke cituar policinë, raportoi se bomba ishte aktivizuar prej së largu.

Pjesëtarët e pakicës shiite në Pakistan po marshonin për ta shënuar përvjetorin e vdekjes së Imamit Husein, nip i Profetit Muhamed.

Me qëllim që të parandalohen sulmet kundër shiitëve, nga ana e shumicës sunite myslimane të linjës së fortë, autoritetet pakistaneze i kanë pezulluar shërbimet mobile telefonike në shumë qytete, meqë telefonat mobilë mund të përdoren për të aktivizuar eksplodime të bombave.
XS
SM
MD
LG