Ndërlidhjet

OKB: Irani akuzoi SHBA-të për provokim


Ambasadori irainain në OKB Mohammad Khazaee

Ambasadori irainain në OKB Mohammad Khazaee

Irani e ka akuzuar Marinën e Shteteve të Bashkuara për “akte provokative dhe ilegale” në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit.

Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Mohammad Khazaee, tha mbrëmë se marina amerikane në mënyrë të vazhdueshme e ka shkelur hapësirën ajrore të Iranit.

Në letrën dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori iranian ka theksuar fluturimet mbi hapësirat bregdetare në Bushehër, në shtatë raste gjatë muajit tetor, dhe fluturimin e një aeroplani amerikan pa ekuipazh më 1 nëntor, që nuk i ka respektuar të gjitha vërejtjet me radio-lidhje dhe ka depërtuar në hapësirën iraniane.

Në letër kërkohet nga Kombet e Bashkuara që t’i tërhiqet vërejtja Uashingtonit “kundër vazhdimit të akteve që paraqesin shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Poashtu, tërhiqet vërejtja për “përgjigjje armiqësore” ndaj çfarëdo akti provokues.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbrëmë nuk ka bërë komente lidhur me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG