Ndërlidhjet

SHBA: Eksplodimi e shkatërroi ndërtesën, 18 të plagosur


Ilustrim

Ilustrim

Nga një eksplodim nga rrjedhja e gazit natyror është shkatërruar krejtësisht një ndërtesë dhe janë dëmtuar struktura të tjera të banimit, në shtetin amerikan, Masaçusets.

Autoritetet thanë se së paku 18 vetë janë plagosur, por nuk ka pasur persona të vrarë nga ky eksplodim, që ndodhi mbrëmë vonë, në qytetin Springfield, në perëndimin të Bostonit.

Në ndërtesën e shkatërruar ndodhej një klub nate.

Zyrtarët thanë se zjarrfikësit, punëtorët e kompanisë së gazit dhe policët, që ishin dërguar në vendin ku raportohej për rrjedhje të gazit, ishin në mesin e të plagosurve nga eksplodimi.

Po zhvillohen hetime për këtë shpërthim të fuqishëm.
XS
SM
MD
LG