Ndërlidhjet

logo-print

Mitrovicë: U përurua shtatorja e Isa Boletinit


Në kuadër të manifestimeve për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sot në Mitrovicë është përuruar shtatorja e patriotit Isa Boletini.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe zyrtarë dhe liderë politikë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, pjesëtarë të familjes Boletini dhe shumë mysafirë e qytetarë.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pos tjerash, theksoi se “me Isa Boletinin vinte historia e lavdishme e kryengritjeve të vitit 1908, kryengritje të frymëzuara nga kolosi i pavarësisë së Shqipërisë, ideologu dhe strategu Hasan Prishtina”, dhe shtoi se “400 bashkëluftëtarët e Isa Boletinit përbënin forcën e parë ushtarake të qeverisë së parë shqiptare”.

Mëtutje zoti Thaçi theksoi se “100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë shënon fillimin e ri për të gjithë shqiptarët, shekullin e fuqizimit dhe të bashkimit të kombit shqiptar”.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti.
XS
SM
MD
LG