Ndërlidhjet

EULEX-i arreston tre persona nën akuzat për krime lufte


EULEX

EULEX

Policia e EULEX-it ka arrestuar tre persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Zyrtarët e misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, nuk kanë dhënë shumë detaje, por besohet se bëhet fjalë për rastin e quajtur “Kleçka”, i cili është rikthyer në gjykim javën e fundit.

“Ajo që mund ta konfirmoj është se kemi arrestuar tre persona të dyshuar për krime të luftës”, ka thënë një prej zëdhënësve të EULEX-it, Anne Blanksma.

Ndërkaq, në lidhje me disa informacione se po kërkohet për arrestim edhe deputeti dhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, zëdhënësi Blanksma tha se “këto janë spekulime” dhe se për momentin mund të konfirmonte vetëm lajmin që EULEX-i ka arrestuar tre personat në fjalë.

Këtë javë, EULEX rihapi rastin "Kleçka" ku u pranuan dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).

Për rastin "Kleçka" i akuzuari kryesor është njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili akuzohet edhe për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër i Transportit.
XS
SM
MD
LG