Gjashtë kardinalë të rinjë sot i janë bashkuar klubit elit të klerikëve të lartë, të cilët do ta zgjedhin Papën e ardhshëm.
Emërimet e reja të klerikëve të lartë katolikë paraqesin një përzierje të dallueshme gjeografike në Kolegjin e Kardinalëve, i cili është i dominuar nga evropianët.
Gjatë ceremonisë në Bazilikën e Shën Pjetrit, që u udhëhoq nga Papa Benedikti i 16-të, formalisht u caktuan gjashtë vetë, që vijnë nga Kolumbia, India, Libani, Nigeria, Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara.
Të gjashtë kardinalët e rinjë janë nën moshën 80 vjeçare.
Kështu, tash numri i kardinalëve me të drejtë vote për zgjedhjen e Papës, arriti në 120, ndërsa 67 prej tyre janë emëruar nga Papa Benedikti i 16-të.
Kjo është hera e parë gjatë dekadave të fundit, që asnjë evropian apo italian nuk është shpallur kardinal.
Megjithatë, në Kolegjin e Kardinalëve, Italia ende ka epërsi të madhe, pasi atje gjenden 28 kardinalë me të drejtë vote.