Ndërlidhjet

Egjipt: Opozita kërkon anulimin e dekretit “diktatorial”


Protestuesit në Kajro ikin nga policia speciale gjatë përleshjeve në Sheshin Tahrir

Protestuesit në Kajro ikin nga policia speciale gjatë përleshjeve në Sheshin Tahrir

Në Egjipt kanë vazhduar protestat kundër presidentit Muhammed Morsi, pas dekretit të tij për zgjerimin e pakufizuar të autoritetit të tij.

Disa qindra demonstrues janë tubuar mbrëmë vonë afër Gjykatës Supreme në kryeqytetin Kajro, ndërsa raportohet se forcat e sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Më herët, një asociacion i gjyqtarëve të Egjiptit ka bërë thirrje për “pezullimin e punës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë” në shenjë proteste ndaj dekretit të Morsit, të cilin gjyqtarët e kanë vlerësuar si “sulm i egër kundër gjyqësisë egjiptiane”.

Dekreti i publikuar të enjten, nuk lejon ankesa juridike ndaj vendimeve të presidentit, derisa të zgjedhet përbërja e re e parlamentit.

Lideri i njohur opozitar, Muhammad El Baradei, tha se me presidentin nuk mund të ketë dialog, derisa të mos anulohet dekreti “diktatorial”.
XS
SM
MD
LG