Ndërlidhjet

Spanjë: Votimi në Kataloni mund të çoj në pavarësi


Simpatizuesit e Barcelonës mbajnë parullën "Katalonia nuk është Spanjë" në një ndeshje futbolli kundër Real Madridit
Simpatizuesit e Barcelonës mbajnë parullën "Katalonia nuk është Spanjë" në një ndeshje futbolli kundër Real Madridit
Në Kataloni të Spanjës sot po zhvillohen zgjedhjet lokale, të cilat mund të çojnë në referendum, ku do të vendosej nëse ky rajon do të duhej të pavarësohej nga Spanja.

Qeveria rajonale e presidentit Artur Mas, që është mbështetës i pavarësisë, i kishte caktuar këto zgjedhje të parakohshme. Ai ka premtuar mbajtjen e referendumit për sovranitet, nëse votuesit i japin atij dhe politikanëve të tjerë për pavarësi, mandat të ri në Asamblenë rajonale.

Katalonët, që janë për pavarësi, argumentojnë se shumë prej taksave të tyre po transferohen në qeverinë qendrore të Spanjës dhe se ekonomia e këtij rajoni do të zhvillohej më tepër nëse Katalonia ndahet dhe bëhet anëtare e pavarur e Bashkimit Evropian.

Vlerësohet se ekonomia e Katalonisë e përbënë afro një të pestën e ekonomisë së përgjithshme të Spanjës.

Ky votim po mbahet në kohën kur Spanja, e ngarkuar me borxhe, është zhytur në recesion ekonomik, ndërsa shkalla kombëtare e papunësisë është mbi 20%.
XS
SM
MD
LG