Ndërlidhjet

Vdiq Gani Azemi, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel


Gani Azemi

Gani Azemi

Ministria e jashtme e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur Gani Azemi, këshilltar i Ambasadës së Kosovës në Bruksel.

Me këtë rast, ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, stafi i MJ të Kosovës dhe Ambasada në Bruksel, kanë shprehur ngushëllime më të sinqerta për familjen dhe miqtë e shumtë të Gani Azemit, i cili vdiq sot herët në mëngjes, pas një sëmundje të rëndë.

“Ministria e jashtme e Republikës së Kosovës shpreh konsideratat më të larta për punën dhe angazhimin e madh të zotit Azemi, veprimtari e cila do të jetë përherë shembull për kolegët dhe qytetarët e Kosovës, kudo që ndodhen”, thuhet në kumtesën e MJK-së.

I ndjeri Gani Azemi ishte vendosur në Bruksel më 1978 si refugjat politik dhe për dekada të tëra ishte aktivist i palodhshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, thuhet në njoftim.

Varrimi i të ndjerit bëhet në Prishtinë më një dhjetor.
XS
SM
MD
LG