Ndërlidhjet

Daçiq: Kosova i është rrëmbyer Serbisë


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar të dielën se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë” dhe se tash duhet të ruhet ajo që mund të shpëtohet.

“Askush nuk do të na e kthejë Kosovën nëse themi se nuk duam në Bashkimin Evropian”, ka thënë Daçiq të dielën në Beograd dhe ka shtuar se Serbia “ka arritur të kthehet në tavolinën e bisedimeve dhe se do të ishte krejtësisht e gabueshme që tash të largohemi”.

Këto komente ai i ka bërë para gazetarëve, i pyetur për ta komentuar porosinë e Patrikut Irinej se Serbia duhet t’i kthehet Rusisë dhe të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm nëse e mban Kosovën.

Zoti Daçiq ka thënë se Serbia shkon kah BE-ja dhe se ky është “përcaktim i yni, pasi kjo është e mirë për qytetarët e Serbisë”.

Më tutje ai ka theksuar se “me siguri se askush nuk do ta shesë Kosovën, por ata na e kanë rrëmbyer dhe ne duhet ta mbajmë”.

Sipas tij, raportet e mira me Rusinë janë prioritet, por ato raporte tash duhet të forcohen dhe të shfrytëzohet autoriteti që e ka Federata Ruse.(f.b.)
XS
SM
MD
LG