Ndërlidhjet

Gazeta britanike “The Sunday Times” raportoi se satelitët izraelitë kanë detektuar një anije iraniane, që barte raketa dhe armatime të tjera për në Gaza.

Raporti thotë se raketat ishin ngarkuar në portin iranian Bandar Abbas, javën e kaluar, në kohën kur ishte arritur marrëveshja për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, për ndaljen e luftimeve.

Në raport citohen burime në inteligjencën e Izraelit, që thanë se në anije ka raketa të tipit Fajr-5, të ngjashme me ato që Hamasi i kishte hedhur në Tel Aviv dhe Jerusalem, gjatë luftimeve të fundit, dhe raketa Shahab-3 me rreze të gjatë veprimi.

Gazeta “The Sunday Times” citon një burim të mbrojtjes izraelite duke thënë se “pavarësisht nga marrëveshja e armëpushimit, ne do të sulmojmë dhe shkatërrojmë transportin e armatimit në Gaza, atëherë kur ne ta konfirmojmë këtë”.
XS
SM
MD
LG