Ndërlidhjet

Serbi: Gjillas - në krye të Partisë Demokratike


Tadiq & Gjillas

Tadiq & Gjillas

Partia Demokratike, njëherësh partia më e madhe opozitare në Serbi, ka zgjedhur kryetarin e Beogradit në postin e liderit të saj.

Dragan Gjillas është zgjedhur të dielën në kongresin e partisë, duke fituar shumicën nga më shumë se 3,000 delegatë.

Duke iu adresuar kongresit, Gjillas është zotuar se do ta reformojë partinë dhe do ta udhëzojë drejt zgjedhjeve më 2016.

Ai po ashtu ka thënë se partia duhet të ndajë përgjegjësinë për problemet e Serbisë, të cilat përfshijnë: papunësinë e lartë, rënien e standardit të jetës dhe korrupsionin.

Gjillas në këtë post pason ish-presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.

Tadiq ka dhënë dorëheqjen si udhëheqës i demokratëve, pasi ai dhe partia e tij kanë humbur zgjedhjet në muajin maj.
XS
SM
MD
LG