Ndërlidhjet

Vritet një anëtar i Vëllazërisë Myslimane


Përleshjet në Egjipt

Përleshjet në Egjipt

Vëllazëria Myslimane e Egjiptit ka konfirmuar se njëri prej anëtarëve të saj është vrarë në përleshje me kundërshtarët e presidentit Muhammad Morsi.

Dhuna, e cila ka lënë dhjetëra të tjerë të plagosur, ka zënë vend të dielën, jashtë zyrës së lëvizjes, në qytetin Nile Delta.

Sipas disa raporteve, përleshjet kanë shpërthyer pasi protestuesit kanë sulmuar zyrën e Vëllazërisë Myslimane.

Morsi ka qenë lider i saj para se është zgjedhur në postin e presidentit.

Kjo është vdekja e parë e raportuar prejse Morsi, të enjten, ka nxjerrë një dekret të ri, duke i dhënë vetes pushtet për të hedhur poshtë ligjet dhe vendimet, që nuk mund të sfidohen në gjykata.

Mbështetësit e reformave kanë akuzuar presidentin për miratimin e kompetencave diktatoriale.

Morsi pritet të takojë sot gjykatësit, të cilët kanë kërkuar tërheqjen e dekretit të ri kushtetues.
XS
SM
MD
LG