Ndërlidhjet

Në Doha nis takimi për ndryshimet klimatike


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësues të afro 200 vendeve mblidhen sot në Doha të Katarit për të diskutuar përgjigjet ndaj ndryshimeve klimatike.

Bisedimet e përvitshme synojnë të negociojnë zgjatjen e Protokollit të Kiotos, për shkurtimin e emetimeve njerëzore, të cilat thuhet se kontribuojnë në ngrohjen globale.

Dështimi për të zgjatur paktin e Kiotos, i cili skadon në fund të këtij viti, do ta linte botën pa një kornizë të detyrueshme të Kombeve të Bashkuara për shkurtimin e emetimeve.

Një tjetër objektiv i takimit në Doha është të shënojë përparim drejt një marrëveshjeje të re, që do t’i angazhojë vendet për shkurtime më të forta të emetimeve nisur nga viti 2020.

Sipas shkencëtareve, provat tregojnë se emetimet e mëdha të gazrave serrë janë duke ngrohur planetin, duke çuar në më shumë përmbytje, thatësira dhe rritje të nivelit të detit.

Takimi në Doha do të zgjasë deri më 7 dhjetor.
XS
SM
MD
LG