Ndërlidhjet

“The Rolling Stones” nisin koncertet e ditëlindjes


The Rolling Stones

The Rolling Stones

Grupi i rock-ut “The Rolling Stones” ka nisur serinë e pesë koncerteve për të shënuar 50-vjetorin e krijimit.

Ai është shfaqur të dielën mbrëma në Londër, para një publiku prej 20,000 njerëzish, duke sjellë shumicën e hiteve nga vitet 1960.

Dy koncertet e kësaj jave në Londër do të pasohen nga tre të tjerë në Shtetet e Bashkuara. Datat e sakta të tyre nuk janë bërë të ditura.

Këtë vit, “The Rolling Stones” kanë shënuar 50 vjet nga koncerti i tyre i parë në Londër, në korrik të vitit 1962.

Këngëtari Mick Jagger, kitaristët Keith Richards dhe Ronnie Wood dhe bateristi Charlie Watts janë në të 60-at ose 70-at e tyre.
XS
SM
MD
LG