Ndërlidhjet

Ashton nis turneun në Gjeorgji dhe Azinë Qendrore


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, nis sot udhëtimin në Gjeorgji dhe në Azinë Qendrore.

Ajo do të takojë zyrtarët gjeorgjianë, para se të vizitojë Kirgizinë, Uzbekistanin, Taxhikistanin dhe Kazakistanin.

Ashton i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Tbilisi do t’iu bëjë thirrje të gjitha partive gjeorgjiane që të gjejnë gjuhë të përbashkët pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

Në Azinë Qendrore, ajo ka thënë se do të shprehë mbështetjen për shoqërinë civile dhe zhvillimin ekonomik të vendeve.

Ky është turneu i parë i madh i Ashtonit si përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian.

Organizata për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” i ka kërkuar Ashtonit që të takojë mbrojtësit e të drejtave humane në Azinë Qendrore dhe të bëjë thirrje publike për lirimin e aktivistëve të burgosur padrejtësisht.
XS
SM
MD
LG