Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli me sistem të ri të mbrojtjes raketore


Ilustrim

Ilustrim

Izraeli thotë se ka kryer një provë të suksesshme të një sistemi të ri të mbrojtjes raketore, i projektuar për të hedhur poshtë raketat me rreze të mesme.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se Organizata për Mbrojtje Raketore e Izraelit dhe Agjencia për Mbrojtje Raketore e Shteteve të Bashkuara kanë përdorur sistemin “David’s Sling” për të ndërprerë raketën gjatë testimit.

Njoftimi vjen pesë ditë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi, i cili u ka dhënë fund luftimeve tetëditëshe ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite ka thënë se gjatë këtij konflikti, sistemi i saj “Iron Dome” ka hedhur poshtë 421 raketa të hedhura nga Gaza në territorin izraelit.

“David’s Sling” synon të plotësojë boshllëkun midis “Iron Dome”, i cili siguron mbrojtje nga raketat me rreze të shkurtër, dhe sistemit “Arrow”, i cili është projektuar për mbrojtjen nga raketat eventuale të Sirisë apo Iranit.
XS
SM
MD
LG