Ndërlidhjet

Taxhikistani bllokon Facebook-un


Logo e Facebook-ut

Logo e Facebook-ut

Disa ofrues të internetit në Taxhikistan kanë bllokuar qasjen në rrjetin social – Facebook.

Kreu i Shoqatës së Ofruesve të Internetit, Asomuddin Atoev, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se qasja është bllokuar pas kërkesës që ka bërë Shërbimi i Komunikimeve në vend.

Zëdhënësi i këtij shërbimi, Beg Zuhurov, ka thënë se bllokimi është urdhëruar për “arsye teknike” dhe nuk ka dhënë detaje të tjera.

Atoev, në anën tjetër, ka thënë se veprimi i autoriteteve taxhike është i paligjshëm dhe dëmton imazhin ndërkombëtar të Taxhikistanit.

Në muajin mars, autoritetet e këtij vendi kanë bllokuar Facebook-un dhe disa ueb-faqe të lajmeve, për t’i zhbllokuar më vonë.
XS
SM
MD
LG