Ndërlidhjet

logo-print

Ehud Barak do të tërhiqet nga politika


Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka thënë se do të tërhiqet nga jeta politike.

Në konferencën për media në Jerusalem, Barak ka thënë se do që të kalojë më shumë kohë me familjen. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes qysh në vitin 2007, ndërsa ka shërbyer si kryeministër në periudhën 1999-2001.

Njoftimi pason tetë ditë luftime ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, të cilat kanë marrë fund të mërkurën e kaluar, me hyrjen në fuqi të armëpushimit.

Barak ka thënë se do të mbetet në krye të mbrojtjes së Izraelit deri pas zgjedhjeve të janarit.
XS
SM
MD
LG