Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Mbyllen farmacitë, pas vdekjes së 13 pacientëve


Pakistan

Pakistan

Në qytetin Lahore të Pakistanit janë mbyllur të gjitha farmacitë, pasi një shurup për koll ka vrarë të paktën 13 njerëz.

Zyrtarët në provincën Punjab janë zotuar për formimin e një komisioni special, që do të hetojë rastin.

Viktimat, nga mosha 15 deri në 45 vjeç, janë regjistruar në mes të së premtes dhe të dielës.

Ato janë ndjerë të sëmura pas pirjes së shurupit për koll dhe kanë humbur jetën në spital.

Në muajin janar, rreth 100 pacientë me probleme në zemër kanë vdekur në Lahore, pas pirjes së një ilaçi të prodhuar në vend.
XS
SM
MD
LG