Ndërlidhjet

Fuele: Kroacia në rrugë të duhur


Komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fuele.
“Kroacia është në rrugën e duhur. Jam i bindur në përkushtimin e saj për t'u angazhuar rreth çështjeve të mbetura, që ka theksuar Raporti Gjithëpërfshirës i Monitorimit”.

Kështu ka deklaruar sot në Zagreb komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.

Kroacia do të bëhet anëtare e BE-së vitin e ardhshëm dhe kjo do t’i ofrojë asaj rol shtesë dhe të veçantë, ka thënë Fuele pas takimit me presidentin kroat, Ivo Josipoviq.

Ky i fundit është zotuar se Kroacia do të punojë me “seriozitet të madh”.

Në Zagreb, Fuele do të marrë pjesë në forumin e shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor dhe më pas udhëton për në Sarajevë.
XS
SM
MD
LG