Ndërlidhjet

logo-print

Elton John ia kushton koncertin disidentit kinez


Elton John

Elton John

Elton Johni i ka kushtuar koncertin e tij të vetëm në Pekin artistit kinez dhe kritikut të qeverisë, Ai Weiwei.

Ylli britanik i popit ka folur të dielën për “shpirtin dhe talentin” e Aisë para një audience prej 12,000 njerëzish.

Artisti i njohur ndërkombëtarisht ka kritikuar hapur Qeverinë komuniste të Kinës për të dhënat e saj për korrupsion, të drejta të njeriut dhe demokraci.

Ai është burgosur për afro tre muaj vitin e kaluar nën akuzat për evazion fiskal, ndërsa i mbetet në fuqi ndalesa për të udhëtuar jashtë vendit.

Mediat shtetërore kanë raportuar për koncertin e Elton Johnit në Pekin, por jo edhe për komentet e tij në lidhje me Ainë, i cili ka ndjekur koncertin.
XS
SM
MD
LG