Ndërlidhjet

Hamasi mbështet kërkesën e Autoritetit Palestinez për OKB-në


Khaled Meshaal
Khaled Meshaal
Lideri në mërgim i Hamasit ka mbështetur synimin e rivalit të tij, Autoritetit Palestinez, për të fituar status më të lartë në Kombet e Bashkuara.

Lëvizja islamike ka thënë se shefi politik i saj, Khaled Meshaal, ka informuar presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, për mbështetjen e tij përmes bisedës telefonike.

Autoriteti Palestinez aktualisht ka status vëzhguesi në OKB.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë të enjten për të ngritur ose jo statusin e tij në “shtet joanëtar”.

Hamasi më herët ka kundërshtuar kërkesën për OKB-në, duke thënë se ajo nënkupton njohje jodirekte të Izraelit.

Në rajonin palestinez, Abbasi kontrollon Bregun Perëndimor, ndërsa Hamasi Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG