Ndërlidhjet

SHBA dhe BE angazhohen rreth ish-ministrit ukrainas


Yuriy Lutsenko
Yuriy Lutsenko
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian në Ukrainë kanë vizituar ish-ministrin e Brendshëm, Yuriy Lutsenko, i cili ndodhet në burg.

Ambasadori amerikan, John Tefft, u ka thënë gazetarëve se ai dhe ambasadori i BE-së, Jan Tombinski, do t’i informojnë qeveritë e tyre për shëndetin e Lutsenkos.

Ai ka shtuar se Qeveria amerikane ka deklaruar disa herë në të kaluarën se rasti i Lustenkos është një shembull i drejtësisë selektive dhe se ish-ministri duhet të lirohet.

Tombinski, në anën tjetër, ka thënë se BE-ja do të monitorojë seancat e apelit në këtë rast.

Lutsenko po shërben dënimin prej katër vjetësh burgim për, siç thuhet, abuzim të detyrës zyrtare. Vetë Lutsenko mohon çdo keqbërje duke thënë se dënimi i tij është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG