Ndërlidhjet

AGPK dënon arrestimin e kameramanit


Ilustrim
Ilustrim
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka dënuar arrestimin e kameramanit të Kosovapress-it, Feim Haliti, nga ana e Policisë së Kosovës.

Në kohën e arrestimit, Haliti po përcillte një aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje afër pikës kufitare në Merdare.

“AGPK i bën thirrje Policisë së Kosovës që të lirojë menjëherë kameramanin Haliti, si dhe t`ia kthejë redaksisë së Kosovapress-it materialet e konfiskuara”, thuhet në reagimin e këtij asociacioni.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës që të nisë menjëherë masa disiplinore ndaj zyrtarit policor, i cili “ka ushtruar dhunë ndaj z. Haliti, gjë që dokumentohet edhe nga pamjet e marra prej mediave tjera prezente”.

Pengimi i gazetarëve në punën e tyre paraqet shkelje të rëndë të lirisë së shtypit, vlerëson AGPK-ja.
XS
SM
MD
LG