Ndërlidhjet

Gjeorgji: Ashton kërkon bashkëpunim president – kryeministër


Cahterine Ashton në Tbilisi
Cahterine Ashton në Tbilisi
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot u ka bërë thirrje presidentit dhe kryeministrit të Gjeorgjisë, që të bashkëpunojnë më për së afërti për të mirën e popullit gjeorgjian.

Gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në kryeqytetin Tbilisi, ajo është takuar me presidentin Mikheil Saakashvili dhe me kryeministrin Bidzina Ivanishvili.

Ashton theksoi se të dy zyrtarët e lartë, që përfaqësojnë forca rivale politike, duhet të gjejnë mënyra për “të pasur bashkekzistencë”.

Ajo, poashtu, ka theksuar se nuk duhet të ketë “ndëshkime kundër rivalëve politikë”.

Zonja Ashton e ka përsëritur “përkushtimin e Bashkimit Evropian për integritetin territorial të Gjeorgjisë”.
XS
SM
MD
LG