Ndërlidhjet

Clinton: Shqipëria ka bërë hapa madhorë përpara


Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton
Prej krijimit të Republikës demokratike, Shqipëria ka bërë hapa madhorë përpara, thotë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, me rastin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë.

Ajo thekson se në emër të presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, “dërgon dëshirat më të mira për popullin e Shqipërisë derisa e festoni Ditën e Juaj të Pavarësisë, këtë 28 nëntor”.

“Sot Shqipëria qëndron e gatshme t’i konsolidojë përfitimet dhe të integrohet në Evropë, si e tërë, e lirë dhe në paqe”, thuhet në kumtesën e zonjës Clinton.

Por, sipas saj, “kjo tash kërkon kalimin e reformave të mbetura dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe transparente pranverën që vjen, duke e forcuar dhe modernizuar më tutje demokracinë e Shqipërisë, në mënyrë që ajo tu përgjigjet nevojave të popullit shqiptar”.

Në fund të deklaratës theksohet se “derisa festoni me familjet dhe të dashurit tuaj, duhet ta dini se Shtetet e Bashkuara janë partner dhe mik dhe ne dëshirojmë të ardhme të vazhdimit të miqësisë dhe bashkëpunimit”.
XS
SM
MD
LG