Ndërlidhjet

Kreditorët e Greqisë kanë arritur marerëveshje me të cilën lejohet që ky vend i stërngarkuar me borxhe të marrë pjesë të mëtejshme të paketës së ndihmave.

Pas bisedimeve në Bruksel, ministrat e financave të vendeve të eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, janë pajtuar që ta reduktojnë borxhin e Greqisë për 40 miliardë euro, duke e shkurtuar atë deri në shkallë 124% të GDP-së deri në vitin 2020.

Me këtë mund të hapet rruga që Greqia ta marrë shumën prej 44 miliardë eurosh për pagesën e rrogave, pensioneve dhe furnizimeve në muajin dhjetor.

Por, miratimi final do të varet nga parlamentet kombëtare në disa vende anëtare.

Kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë kanë premtuar gjithsej 240 miliardë euro kredi për shpëtim.

Deri tash Greqia i ka marrë 150 miliardë euro.

Kusht për këto kredi është që ky vend t’i miratoj masat e kursimit që nuk janë të popullarizuara.
XS
SM
MD
LG