Ndërlidhjet

AI: Remzi Hoxha – drejtësia e shtyrë dhe e mohuar


Organizata Amnesty International, nëpërmjet një kumtese për media, thotë se në vitin 1995, Remzi Hoxha, biznesmen shqiptar nga Maqedonia, është zhdukur në Shqipëri.

Më 22 nëntor, Gjykata për Krime Serioze në Tiranë, i dënoi tre ish pjesëtarë të shërbimit të sigurimit të Shqipërisë (SHIK), për pjesën e tyre në dënimin dhe torturën pasuese që e vrau atë dhe për burgosje dhe torturë të dy personave të tjerë, Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj.

Mëtutje, Amensty International thotë se shpreh keqardhje që vendimi i gjyqit dështoi të sjellë drejtësi të plotë për familjen e Remzi Hoxhës.

Ish agjenti i lartë i SHIK-ut, Ilir Kumbaro, ish dënuar në mungesë, me 15 vjet burg për torturim të Remzi Hoxhës, dhe për shkaktimin e vdekjes së tij. Megjithatë, Ilir Kumbaro mbetet në liri, pasi u kishte ikur procedurave për ekstradim në Londër, në dhjetor të vitit 2011.

AI thotë se dy të pandehurit e tjerë, Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, ishin shpallur fajtor për “akte arbitrare”, të “privimit të lirisë”. Megjithatë, derisa këto vepra ishin amnistuar në vitin 1997, gjyqtari vendosi se amnistia e vitit 1997 duhet të zbatohet te ata dhe që rasti kundër tyre të anulohet.

Rezultat i këtij vendimi është se të tre të pandehurit mbeten të lirë. Njëri nga ata, Arben Sefgjini, ishte emëruar në vitin 2009, në post të lartë në Ministrinë e drejtësisë, derisa ai ende ishte i ndjekur për pjesëmarrjen e tij në këto krime shumë serioze. AI thotë se ai ende e mban këtë post.

Amnesti International e thekson procedurën jashtëzakonisht të zgjatur në Shqipëri, që e ka shtyrë drejtësinë për familjen e Remzi Hoxhës. Kjo organizatë, poashtu, shpreh keqardhje që gjykatat dhe autoritetet britanike kanë dështuar të sigurojnë që Ilir Kumbaro të ekstradohet në mënyrë të rregullt.

Këto dështime, në fund të fundit, ia mohuan drejtësinë dhe dëmshpërblimin familjes së Remzi Hoxhës, thotë AI.
XS
SM
MD
LG