Ndërlidhjet

Sërish tensione në Kajro


Protesta në sheshin Tahrir, Kajro
Protesta në sheshin Tahrir, Kajro
Qindra protestues janë mbledhur në sheshin Tahrir të Kajros para një proteste të planifikuar kundër vendimit të presidentit Muhamed Morsi për t’i dhënë vetes kompetenca të zgjeruara.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës pasi që shpërthyen përleshjet afër sheshit.

Kritikët kanë akuzuar Morsin se po vepron si diktator duke lëshuar dekretin, i cili mbron vendimet e tij nga apelimi në gjykata.

Morsi tha se dekreti është i nevojshëm për të shpejtuar ndryshimet demokratike dhe do të tërhiqet pas zgjedhjeve parlamentare.

Të paktën një person është vrarë dhe dhjetëra janë lënduar në dhunën e shkaktuar pas lëshimit të dekretit.

Vëllazëria Myslimane ka anuluar një tubim në mbështetje të Morsit të martën, me qëllim të uljes së tensioneve.

Morsi ka qenë politikani kryesor i Vëllazërisë Myslimane para se të zgjedhej president në zgjedhjet e lira të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG