Ndërlidhjet

Krasniqi uron shqiptarët


Prishtine
Prishtine
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dërguar mesazh urimi shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi e diasporë.

Duke i përgëzuar për këtë jubile të rëndësisë së veçantë, Krasniqi përkujton përpjekjet mbinjerëzore të shqiptarëve që nga periudha e Rilindjes, "të cilat reflektuan fuqishëm në ngritjen kulminante të vetëdijes kulturore e shtetformuese, që sollën pavarësinë e Shqipërisë", thuhet në njoftimin për media.

"Megjithëse të ndarë dhunshëm e padrejtësisht nga trualli i tyre, shqiptarët nuk ndalën përpjekjet e tyre drejt lirisë. Me vullnet të çeliktë e me sakrifica të pashembullta, u arrit çlirimi i Kosovës duke e shpallur shtet të pavarur dhe sovran. Ishte lufta e pakursyer e UÇK-ës, udhëhequr nga komandanti dhe trimi i paepur Adem Jashari, i cili u flijua me tre brezat e kësaj familjeje, që ndërroi njëherë e përgjithmonë rrjedhën e historisë për shqiptarët. Në këtë luftë të pakursyer shqiptarët u ndihmuan edhe nga miqtë ndërkombëtarë, sidomos nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilëve u jemi gjithmonë mirënjohë", thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
XS
SM
MD
LG