Ndërlidhjet

Vuçiq: Zhvillimet mbi Kosovën - të dhimbshme


Aleksandër Vuçiq

Aleksandër Vuçiq

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar në Beograd se krejt çka do të ndodhë në lidhje me Kosovën, do të jetë e dhimbshme për Serbinë dhe paralajmëroi për dy javët e ardhshme një sërë takimesh diplomatike që do të diktojnë zhvillimin e ngjarjeve.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiq ka deklaruar se së shpejti do të zhvillohen takime me serbët e veriut të Kosovës dhe të atyre në jug të lumit Ibër, për të shqyrtuar mundësinë e përmbushjes së të gjitha obligimeve, të ndërmarra nga qeveria e mëhershme, dhe në të njëtën kohë të ruhet interesi nacional dhe të vazhdohet procesi i integrimit evropian.

Mes Kosovës dhe Serbisë, aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime në nivel të kryeministrave, nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Ndërkohë, edhe grupet punuese teknike, janë duke u takuar në lidhje me zbatimin e shtatë marrëveshjeve, të arritura në bisedimet teknike, që u zhvilluan nga marsi i vitit të kaluar e deri në fillim të këtj viti.
XS
SM
MD
LG