Ndërlidhjet

Politikani hungarez akuzohet për antisemitizëm


Anëtarë të partisë Jobbik, Budapest
Anëtarë të partisë Jobbik, Budapest
Një politikan hungarez i krahut ekstrem të djathtë ka ngjallur zemërim pasi kërkoi nga qeveria hartimin e listave me hebrenj, që sipas tij përbëjnë “rrezik për sigurinë kombëtare”.

Kreu i partisë Jobbik, Marton Gyongyosi, tha se lista është e nevojshme për shkak të tensioneve pas konfliktit të fundit të shkurtër mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Ai tha se konflikti paraqiti një mundësi për ta hartuar një listë të tillë, në të cilën ai tha se duhet të përfshihen anëtarë të parlamentit dhe të qeverisë.

Partia e Gyongyosit, që ëshët e treta për nga madhësia në vend, njihet për ofendime të shpeshta kundër hebrenjve dhe romëve.

Të martën, qeveria tha se i “dënon në mënyrë kategorike” komentet e Gyongyosit.

Partia Socialiste e opozitës ka bërë thirrje për ligje të rrepta kundër gjuhës së urrejtjes. Mes 500 mijë deri në 600 mijë hebrenj hungarezë kanë vedkur në Holokaustin nazist.
XS
SM
MD
LG