Ndërlidhjet

Lukashenko 'shijon' namin e diktatorit


Aleksandër Lukashenka

Aleksandër Lukashenka

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, është përshkruar si diktatori i fundit në Evropë, por, duket se po e shijon këtë famë të keqe.

Reuters thotë se në një intervistë ekskluzive, ai ka buzëqeshur me sarkazëm duke iu referuar vetes si “diktator i gjallë.”

Por, Lukashenko, po për Reuters, tha se ai do ta braktisë punën e tij “atëherë kur njerëzit të refuzojnë shërbimet e mia.”

Ai tha se nuk do të mbajë postin përjetë.

Lukashenko shtoi se “nuk ka asnjë hapësirë për revolucion në Bjellorusi.”

Lukashenko është denoncuar nga Perëndimi për shkak të goditjes ndaj kundërshtarëve dhe shoqërisë civile.

Shumë prej kandidatëve të opozitës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010, kanë përfunduar në burg.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një sërë sanksionesh për individët dhe kompanitë e lidhura me qeverinë e tij.
XS
SM
MD
LG