Ndërlidhjet

Bie në kurth të The Onion, gazeta komuniste kineze


Flamuri i Partisë Komuniste

Flamuri i Partisë Komuniste

Gazeta e Partisë Komuniste të Kinës ka raportuar një lajm të revistës amerikane satirike si të mirëqenë, në lidhje me zgjedhjen e diktatorit të Koresë Veriore si personin më seksi në botë.

"E Përditshmja e Popullit", ka cituar raportin satirik të The Onion, e cila raportoi se Kim Jong Un, “me bukurinë shkatërruese të tij, fytyrën e rrumbullakët, sharmin djaloshar… është ëndrra e çdo gruaje”.

Gazeta gjtihashtu botoi në faqen 55, një fotografi të shpërndarë në uebfaqe, nën titullin “Lideri i Koresë Veriore është zgjedhur njeriu më seksi i The Onion për vitin 2012."

Në muajin shtator, agjencia gjysmëzyrtare e Iranit, Fars ka ribotuar një raport të The Onion në lidhje me një anketë të supozuar, ku thuhet se shumica e amerikanëve të bardhë më parë do ta votonin presidentin iranian Mahmud Ahmadinejad sesa presidentin Barack Obama.
XS
SM
MD
LG