Ndërlidhjet

logo-print

Reeker: Dialogu sjell stabilitet


Hashim Thaçi, Catherine Ashton, Ivica Daçiq

Hashim Thaçi, Catherine Ashton, Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker janë pajtuar se vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës sjell stabilizim të situatës dhe përafrim të Serbisë me BE-në.

Në takim është vlerësuar se dialogu është rruga e vetme për vendosjen e një stabiliteti të qëndrueshëm dhe se qëllim është arritja e zgjidhjeve të përbashkëta dhe të drejta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti qeveritar i Serbisë.

Mes Kosovës dhe Serbisë, aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime në nivel të kryeministrave, nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG