Ndërlidhjet

logo-print

Përleshje me policinë në Kajro


Sheshi Tahrir, Kajro

Sheshi Tahrir, Kajro

Kundërshtarët e presidentit të Egjiptit Muhamed Morsi u përleshën me policinë në Kajro, derisa mijëra protestues rritën presionin ndaj udhëheqësit islamik, që të anulojë dekretin, i cili jep atij komptenca të gjera ekzekutive.

Policia hodhi gaz lotsjellës mbi të rinjtë që gjuanin me gurë në rrugët përreth sheshit Tahrir të Kajros.

Një 52-vjeçar vdiq pas thithjes së gazit lotjsellës, duke u bërë viktima e dytë, që nga nxjerrja e dekretit në javën e kaluar.

Protestuesit gjithashtu dolën edhe në Aleksandri, Suez, Minia dhe qytete në deltën e Nilit.

Kritikët kanë akuzuar Morsin se ka vepruar si një diktator duke lëshuar dekretin, i cili mbron vendimet e tij nga shqyrtimi gjyqësor.

Morsi thotë se dekreti është i nevojshëm për të përshpejtuar ndryshimet demokratike dhe do të anulohet pas zgjedhjeve parlamentare.Vëllazëria myslimane ka anuluar një tubim në mbështetje të Morsit, në përpjekje për të zbutur tensionet.
XS
SM
MD
LG