Ndërlidhjet

Rice s'bind senatorët republikanë mbi sulmin në Bengazi


Susan Rice

Susan Rice

Tre senatorë republikanë thanë se takimi i tyre privat me ambasadoren amerikane në OKB, Susan Rice, ka dështuar të sqarojë shqetësimet e tyre, se pse Rice fillimisht iu kishte atribuar sulmit të 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, si dhunë spontane e një turme në vend se ta quante atë grup terrorist.

Senatori John McCain tha se diskutimi njëorësh “i sinqertë” e la atë, Lindsay Graham (Karolina Jugore dhe Kelly Ayotte (New Hampshire),”të shqetësuar në lidhje me shumicën e përgjigjeve që kemi marrë dhe të atyre që nuk i kemi marrë.”

Rice, e cili u takua me tre senatorët, për të fituar mbështetjen e tyre për nominimin e saj të mundshëm për sekretare shteti, thotë se komentet e saj janë bazuar në faktet e CIA-s.

Republikanët kanë akuzuar administratën e Obamës se ka fshehur natyrën e vërtetë të sulmit për arsye politike, para zgjedhjeve presidenciale.

Në sulmin në Bengazi ka vdekur ambasadori amerikan Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë, punonjës në konsullatë.
XS
SM
MD
LG