Ndërlidhjet

Chavez sërish për trajtim në Kubë


Hugo Chavez

Hugo Chavez

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez planifikon të kthehet në Kubë për të vazhduar trajtimin për kancer, ka bërë me dije, kryetari i Asamblesë kombëtare, Diosdado Cabello.

Chavez, që u diagnostifikua me kancer në vitin 2011, ka kërkuar nga legjislativi, që ta autorizojë mungesën e tij nga 27 nëntori, kur udhëton në Kubë.

Chavez u rizgjodh në postin e presidentit, në zgjedhjet e mbajtura në tetor, duke siguruar kështu edhe një mandat gjashtëvjeçar.